Në një episod të emisionit “Top Arena”, padyshim që u bë një nga momentet më të diskutuara, MC Kresha dhe Rike Roçi u përballën në një situatë të papritur.
Rike Roçi ka zbuluar diçka që atë e ka shqetësuar për një kohë të gjatë: MC Kresha e ka bllokuar atë në Instagram.
Rike Roçi e njohur për qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, nuk i ka kursyer fjalët dhe ka ndarë me të ftuarit dhe publikun atë që e ka mbajtur në dyshim për vite me radhë.
Muzikën e Kreshës vërtet e adhuroj, më pëlqen, por me sa di unë më ka bërë bllok në Instagram dhe kam vite që e pyes veten pse?” – deklaroi Rike Roçi në emision.
Në anën tjetër, MC Kresha dukej i befasuar nga ky koment dhe u shpreh:”Për Zotin, nuk e di”.
Moderatori i emisionit, Ed Manushi, duke kërkuar të shpejtojë situatën, hedh një hipotezë: “Mos e ngatërron me Capital T?”
Rike Roçi: “Jo, jo, është MC Kresha dhe unë akoma nuk e di pse”.
MC Kresha, duke u mbrojtur, përsëriti: “Për Zotin, nuk e di”.
Rike nuk dëshironte të linte rastin pa zgjidhje dhe i bëri një kërkesë të drejtpërdrejtë: “Kresha kontrollo telefonin”.
Reperi u përgjigj: “Më beso që nuk e kam këtu telefonin”.
Rike Roçi e sigurta në sjelljen e saj, u shpreh: