Herolind Isufi është bërë viral në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me reperin e njohur, Mozzik.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai tregoi se e ndalojnë rrugës, madje i kërkojnë edhe foto sepse i duket si Mozzik.
Madje, Herolindi ka zbuluar se në një moment i ka shkruar edhe vetë reperi, duke i bërë një koment plot humor.
“Prej dy vitesh më kanë thënë je si Mozziku dhe kur kam qenë këtë verë në Kosovë në çdo vend që kam hyrë më kanë thënë të gjithë je Mozzik, po ashtu edhe në Shqipëri. Kanë dashur të bëjnë foto me mua, edhe unë i thosha nuk jam Mozzik, po nuk i interesonte.
Nuk mund të pretendoj që jam Mozzik, jam Herolindi.
Mozzik më ka bërë një koment në Tik Tok dhe më ka thënë: “Mozzik a je ti vëlla, duke qeshur?”.”
Sa i përket jetës private, ndryshe nga Mozzik, Herolindi nuk merret me muzik, edhe pse është vetëm 24 vjeç, ai punon në një fabrikë.
“Unë punoj me një fabrikë të prodhimit të dyerve dhe dritareve. Unë kam 15 vite që jetoj jashtë Shqipërisë”.