(Poezi nga Natyra Mavraj-Gjoci)
Do të vijnë ditë
Kur pas një dite plot lodhje e stres
Të hidhesh në shtrat t”shtrihesh
Si një fëmijë me ëndrra plot…
T’shtrihesh mbi krevatin ku me vete thua Sikur të isha dhe një herë fëmijë
Pastaj ëmbël të zë gjumi
E nuk do të vonojë shumë të bie alarmi
Të zgjohesh me një hov të shpejtë
Hap e mbyll dollapet
Njërin me dorë e tjetrin me këmbë
Fluturon koha
E mua më duket se po kthehm mbrapa
Ah! Pas tri dekadash e gjysmë
E gjeta
Përgjigjen e pyetjes
Kur ma bënin sa isha fëmijë
Çfarë dëshiron të bëhesh kur të rritesh?
Ekonomiste, juriste, artiste…
Ishte dëshirë e dikurshme
Por tani përgjigjen e pyetjes së atyre
E gjeni këtu
Përsëri fëmijë
Ah! Sikur të kisha mundësi
Të bëhesha edhe një herë fëmijë
Të jetoja si dikur i lumtur
Pa halle, dëshira e ëndrra plot…