(Poezi nga Majlinda Shaqiri)
Më lejo të shkruaj,
Shekujt,
Më lejo ti këndoj,
Vitet,
Ti thur lavdi kohës,
Gjurmëve të saj,
Të grisura në çdo cep historie,
Kudo,
Nën hapa ,
Me baltë të mbështjella,
Të lara me gjakun e njom,
Nëpër beteja,
Të groposura me dheun e tradhtisë,
Kundërmon aromë varfërie,
Më lejo vetëm një çast,
Të bërtas me zë Shqiponje,
Të godas me britmën e rrufës,
Ata,
Që groposën historinë,
Me gjakun e Shqiponjës,
Më lejo të çliroj Lirinë,
Nga prangat e të burgosurve!