Me ligjin e ri mund të dënoheni deri në 500 euro nëse s’respektoni masat

Foto: EO
Prishtinë | 15 Gus 2020 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Ligji për Luftimin e Pandemisë Covid-19 që u votua nga Kuvendi i Kosovës parasheh dënime nga 35 euro deri në 500 euro.

Për mos vënie të maskës dhe mos mbajtje të distancës dënimi do të jetë 35 euro.

Për mosrespektim të ndalim qarkullimit 200 euro. Ndërsa për mosrespektim të vetizolimit 500 euro.

Këto i ka bërë të ditura deputeti i LDK-së Haxhi Avdyli përmes një statusi në Facebook.

“Nga sot autoritetet shtetërore e qytetarët kanë ligjin për luftimin e Pandemisë Covid19 i cili u votua me 77 vota pro nga të gjitha partitë. Përgëzoj Kryetaren e Kuvendit znj Vjosa Osmani-Sadriu e cila ishte iniciatore dhe ka hartuar ligjin bazë , e ka vazhduar me plotesime shumë të dobishme nga të gjithë anetarët e Komisionit për shëndetësi .Ky ligj (edhe pse pak i vonuar) rregullon anën ligjore, parandalimin, masat per mbrojtje, testimet, trajtimin, kompenzimet shtesë, por edhe gjobat per shkelësit e ligjit e shumë elemente tjera që do ndihmojnë parandalimin e luftimit tē Pandemisë. #mbajmaskë se tani kushton 35€, #mbajdistancë se kushton 35€. #respektondalimqarkullimin sepse-200€. #respektoizolimin se kushton 500€”, shkruan deputeti Haxhiu në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme