Ka filluar seanca e dytë e Kuvendit të Kosovës e ditës së mërkurë, pas konstituimit të Kuvendit, në të cilën pritet të prezantohet kabineti qeveritar dhe të hidhet në votim Qeveria e re, ku tashmë edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka mandatuar Albin Kurtin kryeministër, raporton Ekonomia Online.
Seanca, e cila ishte paraparë të niste në orën 20:00, ka filluar me mbi një orë vonesë. Gjatë kësaj seance, para deputetëve do të prezantohet përbërja e kabinetit qeveritar, ndërsa më pas do të zhvillohet votimi për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

