Propozoj që Parlamenti i Kosovës ta autorizojë një delegacion amerikan që të negocojë në emër tonin me Evropën dhe Serbinë.
Drejtuesit e shtetit tonë duhet të izolohen brenda dhe ta presin ndëshkimin e votës së popullit. Ose të largohen me protesta gjithëpopullore. Ata nuk kanë vizion, nuk kanë unitet për çështje madhore dhe nuk dinë çka donë.
Fatkeqsisht ne nuk kemi liderë që dinë të komunikojnë me botën. Liderët që kur kërkohet unitet grindën mes vete, liderët që shkëmbejnë zjarrin me njëri tjetrin përmes mediave, liderët që kërkojnë kredit maksimal edhe kur përformojnë aq dobët në përfaqësimin e interesave shtetërore, liderë që nuk dinë t’i lexojnë mesazhet që jep SHBA dhe Evropa, liderë që shkojnē në Berlin dhe kthehen prapa për të kënaqur simpatinë e mahallave të tyre, liderë që shfaqen si hero të çështjes që do të duhej të ishte e përfunduar që një decente së paku dhe që nuk ka përfunduar mu për neglizhencën e tyre, liderë që idetë e armikut i reprodukojnë si ide të vetat, liderë që duan ta personalizojnë rolin institutional për konsumim politik, liderë që nuk e kanë besimin e popullit por duan ta marrin atë duke u imponuar si menaxhues të aftë të krizave që i kanë krijuar vetë!… nuk i duhen Kosovës.
Ndalni ardhje vajtjet tuaja nga Brukseli, Berlini, Parisi e Uashingtoni. Mos e shpenzoni buxhetin kot. Lirinë na e ka falë Amerika dhe vetëm Amerika mund të na mbajë në këmbë derisa ta krijojmë elitën tonë politike. Ne duhet ta krijojmë atë elitë ose duhet ta dorëzojmë shtetin. Nuk është se nuk e kemi, por ajo nuk është e strukturuar. Në vend se të na prijë koka neve po na prin bishti!
Me këta diletantë të politikës në negociata shtetin na e merr prapë Serbia. Nëse nuk na e merr të tërin na e merr një organ vital, pa të cilin edhe pjesa tjetër kolabon. T’ia dorëzojmë sovraniteton Amerikës! Le të negocojë ajo me Serbinë dhe të na kthejë sovranitetin në duart tona kur ajo mendon se ne jemi gati për shtet.
Kur ne t’i kemi dërgruar në shtëpi diletantët e medikorit dhe ta kemi strukturuar elitën politike.
Kështu si jemi katandisur vështirë se do të hyjmë ndonjëherë në Evropë, sepse vështirë se do të jemi ndonjëherë shtet.