Me mijëra protestues janë kthyer në rrugët e Jerusalemit duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyhau për shkak akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhimin e pandemisë së koronavirusit.
Protestuesit u përleshën me policinë deri në orët e vona të së shtunës dhe herët të dielën jashtë rezidencës së kryeministrit, i cili para disa dite bëri marrëveshje historike me Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Al Jazeera.
Imazhet nga agjencitë e lajmeve dhe mediat sociale po shfaqin demonstruesit duke u zvarritur nga policia, në protestat që kanë hyrë në javën e tetë.
Gazeta Haaretz ka vlerësuar se afro 50,000 njerëz kanë protestuar përgjatë tërë shtetit të shtunën.
Netanyhau i ka quajtur demonstruesit “majtistë” dhe “anarkistë” dhe i ka akuzuar mediat lokale se po i fuqizojnë protestat duke iu dhënë shumë hapësirë.
Kryeministri i Izraelit mori mandatin e pestë në muajin maj pas formimit të koalicionit me centristin Benny Gantz, rivali i tij kryesor në tre zgjedhjet jo përfundimtare që nga prilli i vitit 2019.