Me moton “T’du qashtu qysh je!” fillon Java e Krenarisë – Kërkohet respektimi i të drejtave të komunitetit LGBTI

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 19:37 | Nga Enea Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me moton “T’du qashtu qysh je!”, është bërë hapja zyrtare e Javës së Krenarisë, ngjarje kjo nën patronazhin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe Kundër Diskriminimit – Zyra e Kryeministrit , raporton Ekonomia Online.

Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova ka bërë përparime sa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI.

Ndonëse tha se këta persona janë shënjestër e dhunës, ajo pohoi se ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

“Është nder që edhe këtë vit të hapim Javën e Krenarisë, mundësi e shkëlqyer për të adresuar sfidat me të cilat përballën personat e komunitet LGBTI. Përgjatë vitit që lamë pas kam pasur mundësi të bisedoj me secilin nga ju për sfidat me të cilat përballeni”.

“…orientimi seksual nuk është për ta nënçmuar tjetrin. Kosova ka bërë përparime sa i përket komunitetit LGBTI. Në këtë rrugë drejtë barazisë së plotë kemi shumë punë për të bërë. Personat e LGBT janë shënjestër e dhunës”.

Kryeministri Albin Kurti tha se dashuria është fuqi unifikuese, e cila nuk mund të arrihet nëse nuk ka liri.

“Në fillim e Javës së krenarisë kujtojmë që liri për të dashur është një drejtë universale. Duke e pasur parasysh këtë, dashuri është një fuqi unifikuese. Dashuri është kusht i lirisë ajo mund të arrihet vetëm duke pasur liri”.

“Pa të dashuri është e mangët dhe e vuajtur. Këtë vit Java e krenarisë po shënohet edhe me ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë. Unë i’u përgëzoj që Java e krenarisë është përqendrua të dashuria. Mendoj se më shumë se kaq dhe më mirë se kaq nuk ka qenë e mundur”, tha ai.

Blert Morina, drejtor ekzekutiv në “Qendrën për Barazi dhe Liri”, tha se në emër të komunitetit që përfaqëson çdo ditë është duke kërkuar liri.

Ai me këtë rast ka kërkuar që të miratohet Kodi Civil që lejon martesën e të njëjtës gjini.

“Unë edhe sot jam midis jush duke kërkuar liri. Sot do të përqendrohem në gjërat që do të kërkojmë liri. Ligjet janë të pa lira. Deputet dhe deputetë janë agjent të kësaj pa lirie. Të drejtat tona nuk njihen. Një vit më parë u vendos draft Kodi Civil, që do ta hapte rrugën për martesat e të njëjtës gjini. Na thanë e çka s’na thanë, se shkatërrojmë familje”.

“Ne e po e kërcënojmëka edhe traditën. E kërcënojmë shëndetin publik, jo të nderuar. Ecim përpara me dijen që asgjë nuk mund të na ndaloj. Sot e kërkojmë lirin si qytetar të këtij vendi. Sot kërkojmë nga ju siç kemi kërkuara në vazhdimësi thjeshtë të bëni punën tuaj”, tha ai, raporton EO.

Ambasadori i  Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier, tha se e inkurajojnë Kosovë që të vazhdojë përpjekjet e saj për të punuar për të drejta e komunitetit LGBTI.

“Krenari nuk është vetëm krenari e diversitet. Duhet të vëmë në pah se lufta për të drejta universale është luftë e vazhdueshëm. Të drejta e LGBTI janë të drejtat e njeriut. E nxisim Kosovë që t’i vazhdoj përpjekjet e saj për të drejtat e LGBT+. Një grua 85 vjeçare e cila e ka një djalë gay, ajo tha je i sjellshëm, duajeni njëri-tjetrin ashtu siç jeni”, tha ai.

Frank Power, nga Këshilli i Evropës në Prishtinë, tha se heshtja para padrejtësisë është pajtim ndaj agresionit, raporton Ekonomia Online.

“Nuk do të thotë që situata për popullatën LGBTI+ në Kosovë nuk është aq e lehtë. Shohim çdo ditë shembuj të gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+, heshtja para padrejtësisë është pajtim ndaj agresionit, por ende ka shumë punë për t’u bërë”, tha ai.

Java ka për qëllim mbështetjen dhe promovimin e diversitetit dhe barazisë për komunitetin LGBTI në Republikën e Kosovë. Ceremonia e hapjes së Javës së Krenarisë/Paradës së Krenarisë në Kosovë do t’i paraprinë realizimit të aktiviteteve tjera në kuadër të Javës së Krenarisë.

Të ngjashme