Amir Rrahmani është duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë.
Kapiteni i kombëtares së Kosovës e ka gjetur vetën mjaft mirë tek Napoli, duke u bërë kështu ndër lojtarët kryesorë të klubit.
Rrahmani sëbashku me Koulibalyn janë bërë shtylla kryesore e mbrojtes.
Edhe në ndeshjen ndaj Milanit, futbollisti prishtinas ishte i pakalueshëm për Ibrahimovicin dhe Giroudin.
Kujtojmë që Rrahmani gjatë kohës së Gattusos ishte reservist, madje mediet italiane e kishin emëruar atë si ‘objekt misterioz’.
Por, që nga ardhja e trajnerit Spalleti, futbollisti ‘dardan’ ka pasë akoma më shumë minuta.
Gjatë këtij sezoni Rrahmani ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur.