Më në fund lirohen masat, ky shtet evropian rinis fluturimet

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Pas një ndalimi prej më shumë së një muaji e gjysmë si pasojë e koronavirusit, në Lituani kanë rifilluar fluturimet brenda dhe jashtë vendit.

Linja ajrore gjermane, “Lufthansa” zhvilloi dje pasdite një fluturim nga Frankfurti drejt kryeqytetit Vilnius me më shumë se 150 pasagjerë.

“Një numër i ngjashëm pasagjerësh fluturuan më vonë nga Vilniusi për në Frankfurt”, raportojnë mediet lokale.

Pas zbritjes, pasagjerët iu nënshtruan një kontrolli mjekësor dhe pritën rreth 40 minuta para se të dilnin nga aeroporti.Tashmë ata duhet të karantinohen për dy javë.

Të ngjashme