Më pak qifte të kurorëzuar në vitin 2023 sesa një vit më parë

Prishtinë | 02 Kor 2024 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Në vitin 2023, janë regjistruar 18 493 Kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre
Kurorëzimeve të regjistruara, 16 978 Kurorëzime kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, kurse
kurorëzime të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 1 515. Krahasuar me vitin paraprak (2022) që ishin 17 863, në vitin 2023 janë kurorëzuar 16 978 apo (4.95 %) persona më pak.

Kurse, jashtë Kosovës janë regjistruar 1 515 Kurorëzime. Krahasuar me vitin 2022 (1627 Kurorëzime), në vitin 2023 janë Kurorëzuar 1 515 apo (6.9 %) më pak qifte. Nga të dhënat statistikore, shifet se Kurorëzime (brenda Kosovës), janë regjistruar më pak në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022,gjithashtu (jashtë Kosovës) kemi numër me te vogël të qifteve të kurorëzuar në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.

Sipas komunës ku ka ndodhur ngjarja, në Prishtina janë regjistruar më së shumti Kurorëzime 1 727
apo 9,3%, në Prizren me 1 597 apo 8,6% , në Ferizaj 1 102 apo 6.0%, etj.

Personat e kurorëzuar sipas grup-moshës në vitin 2023, më së shumti raste ka te meshkujt e
grup moshës 25-29 ne vendin e dytë grup moshat 30-34 dhe ne vendin e tretë grup moshat 20-
24,ndërsa tek femrat më së shumti raste të kurorëzimeve ka grup-mosha 20-24, vendin e dytë grup- mosha 25-29 si dhe vendin e tretë grup-mosha 30-34.

Mosha mesatare e personave të kurorëzuar, të regjistruar gjatë vitit 2023 ishte 30 vjeç.

Të ngjashme