Më pak se 9 mijë qytetarë u vaksinuan në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

8 mijë e 777 doza të vaksinës Anti-COVID, janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani numri i vaksinave të administruara në vend ka shkuar në 1 milion e 388 mijë e 583.

815 mijë e 271 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës. Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme