Me pasaporta diplomatike kosovarët mund të shkojnë në Tajlandë pa viza

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 11:12 | Nga

Republika e Kosovës e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës,  Behgjet Pacolli, në njërën anë, dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Tajlandës në anën tjetër, Virasakdi Futrakul, kanë nënshkruar Marrëveshjen dypalëshe për heqjen e regjimit të vizave për poseduesit e pasaportave diplomatike në mes dy vendeve.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media të kësaj ministrie, marrëveshja u nënshkrua në kuadër të takimit bilateral të dy përfaqësuesve shtetëror në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në New York.

Sipas kësaj komunikate, ministri Pacolli gjatë qëndrimit në New York ka takuar dhjetëra homologë dhe udhëheqës të lartë shtetërorë nga kontinente të ndryshme, duke lobuar fuqishëm për sigurimin e njohjeve të reja dhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Të ngjashme