Ish-deputeti demokrat, Edmond Spaho deklaron se kryeministri Edi Rama ka mbështetjen e kujtdo duke nënkuptuar edhe të PD-së nëse arrin që të rindërtojë të gjithë shtëpitë që janë shkatërruar nga tërmeti. Spaho shprehet skeptik për premtimet e Ramës, pasi thotë se i kujtojnë ato të Fatos Nanos që do të kthente 100% paratë e firmave piramidale.
“Sot degjova Edi Ramen ne nje emision te gjate televiziv ne Top Chanel ku fliste pa fund dhe premtuar qe do i gjeje parate ne te gjithe kontinentet per programin e rindertimit te shtepive te shkaterruara nga termeti. Premtoi qe kushdo qe eshte pa cati do kete shtepi te re te ndertuar nga ai. Nderhyrjes se Eni Vasilit e cila e pyeti se ku do i gjeni gjithe keto para ai ju pergjegj qe kete pune ma lini mua, ju merruni me punet tuaja duke nenkuptuar pune per te ngaterruar njerezine. Garantoi qe sa te jete ai ne krye te puneve nuk do lejoje qe Europa dhe pjesa tjeter e botes te na harroje. Tha qe ne shume vende te botes drejtojne miq te tij si ne Arabine Saudite, Turqi, Australi, Katar, etj. Ne mbeshtetje te fjales se tij solli edhe ca proverba te gjyshes.
Ashtu qofte. Hallall ne se e ben pasi mijra njerez po vuajne dhe do vuajne edhe me shume gjate dimrit. Ata duhen ndihmuar. Ka te gjithe mbeshtetjen e kujtdo ne se arrin ta beje kete, madje edhe ne se nuk arrin 100 perqind. Sot vizitova 15 familje pa cati ne Ndroq dhe vetem dy prej tyre kishin marre cadra. Shumica ishin demtuar dhe shtepite ju ishin bere te pabanueshme nga termeti i muajit Shtator. Nga sa pashe atje, te jem i sinqerte, me kujtoi premtimin e Nanos qe do i kthente 100% parate e firmave piramidale. Kete pershtypje ma shton mungesa shqetesuese e organizimit nga strukturat qeveritare qendrore dhe vendore, asnje vizite nga to qe nga data 26 Nentor, ne nje kohe qe qytetaret vete nga te gjitha rajonet po japin shembullin e jashtezakonshem te solidaritetit” shkruan ai.