Zyrtarët që kanë marrë paga të përjetshme nuk do ta kenë më këtë privilegj. Kjo pasi komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në ndryshimin e Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, vendosi që neni 27 të ndryshohet.
Më këtë ndryshim ata do të mund të marrin pagë vetëm 5 vjet pas përfundimit të mandatit, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Nait Hasani, pas mbledhjes së komisionit në një prononcim për medie tha se Projektligji për Paga bën nivelizimin e pagave që parimi për punën e njëjtë të ketë pagën e njëjtë.
“Nga miratimi i projektligjit në seancë dhe akteve nënligjore që hyjnë në fuqi të gjithë ata zyrtarë publikë, shërbyes publik, mësues, mjekë pa marrë parasysh departamentet për punën e njëjtë do ta marrin pagën e njëjtë”.
“Kemi ndryshim të nenit 27 që kanë pasur paga të përjetshme kryetari i Gjykatës Kushtetuese, presidenti, kryeministri, kryeparlamentari, kryeprokurori, Kryetari i Gjykatës Supreme dhe kjo u ndalohet. Kjo pagesë për të marrë pagë të përjetshme kanë mundësi pas përfundim të mandatit me pas pagë 5 vjeçare si me pagën që kanë pasur më herët”.
“Kjo është mundësi të mos kemi njerëz të përjetshëm por qe do të zëvendësohen sepse kjo është shkelje që asnjë vend në rajon apo botë nuk e ka këtë amendament. Ligji për përfitime të zyrtarëve publik me këtë amendamente pushoj se ekzistuari dhe ata do jenë përfitues në moshën 5 vjeçar pas përfundimit të mandatit”.
Hasani tha se ky ligj është ligj bazë dhe i shfuqizon gjitha të mëparshme, duke shtuar se janë duke punuar në Ligjin për RTK-në dhe punëtorët e transmetuesit publik nuk janë shërbyes civilë, raporton EO.
“Ligji në fuqi, shfuqizon të gjitha ligjet e përfitimeve të zyrtarëve publik, ky është ligj bazë. Ne nuk e kemi futur RTK-në, në shërbimin civil, por si transmetues publik që financohet nga Kuvendi. Ne nuk e kemi fut nënkontroll apo nënshërbim civil RTK-në jemi duke punuar për ligjin e RTK”, tha Hasani.