Me provat e tij u dënuan Karaxhiq e Mlladiq, ish-prokurori i Hagës bëhet avokat i Hashim Thaçit

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Peter McCloskey dhe zyrtari i misionit të UNMIK-ut, Albert Moskoviq, do të jenë pjesë e ekipës mbrojtëse të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, raporton agjencia e lajmeve Beta.

Siç shkruan Beta, duke iu referuar një njoftimi të Gjykatë Speciale, McCloskey dhe Moskovic do ta mbrojnë Thaçin bashkë me përfaqësuesin kryesor Gregory Kehoe dhe bashkëmbarojtësin tjetër, Pierr Richard-Prosper.

Për dy dekada, avokati amerikan McCloskey ka kryer një hetim në Tribunalin e Hagës dhe ishte kryeprokuror në gjyqet e të akuzuarve për gjenocid në Srebrenicë.

Bazuar në provat e paraqitura nga McCloskey gjykata dënoi Radovan Karaxhiqin, Ratko Mlladiçin, Zdravko Tolimirin, Vujadin Popoviçin dhe Ljubisha Beara për gjenocid në Srebrenicë dhe Radislav Krstic dhe Drago Nikolic për mbështetje dhe ndihmë për gjenocidin.

McCloskey gjithashtu prezantoi prova për vrasjen masive në Srebrenicë në gjyqin e Slobodan Millosheviqit, i cili vdiq para se Gjykata ta jepte verdiktin.

Të ngjashme