Me qëllim që ta lëndojë gruan dhe fëmijët, tenton të hyjë në shtëpi me kamionetë

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Javën e kaluar një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zhabar të Mitrovicës.

Një 47 vjeçar tentoi të hyjë me kamionetë brenda shtëpisë dhe ta lëndojë gruan e tij bashkë me 6 fëmijët.

Sipas familjarëve, i dyshuari kishte për qëllim dëmtimin e tyre ngase i kishte paralajmëruar disa here, derisa edhe atë ditë, siç i thanë Klan Kosovës, i kishte kërcënuar se do t’i djegë brenda shtëpisë.

Megjithatë, 37 vjeçarja Lindita Latifi, tha se kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti me të cilin janë në procedura shkurorëzimi, e rrahu dhe e malltretoi.

Më shumë detaje rreth këtij rasti mund t’i kuptoni nga kronika e mëposhtme.

https://www.youtube.com/watch?v=gy6yrskLW2c

Të ngjashme