Sot janë bërë 23 vjet nga Beteja e Koshares.
Me rastin e këtij përvjetori, nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani do të mbahet manifestimi “Ditët e Shqipes”.
Me këtë rast Osmani, në ora 11:15, do të bëjë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare, si dhe në ora 12:00 do të marrë pjesë në manifestimin qendror.