Me rënien e rasteve pozitive me Coronavirus, ka filluar edhe rënia e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar, raporton Ekonomia Online.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë administruar vetëm 423 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ndërkohë, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.463 doza të vaksinës. Deri më sot 819.198 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.158 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.