Qeveria Kurti me familje është organizuar kundër Amerikës.
Organizimi është serioz, anipse lejohet të qeshësh, sepse nuk ka urrejtje që e zvoglon të madhin dhe e rritë të voglin.
Me Serbinë e ka të përbashkët urrejtjen për Amerikën.
Armiku i armikut tim – është miku im!
Politika antiamerikane e Albin Kurtit është e ngjajshme me vargjet e këngës serioze serbe, ku këngëtarii konstaton se katundi i tij është më i madh se Amerika.
Amerika e madhe – po,
ama “metar moga sela – Amerika cela”
(një metër i katundit tim – sa krejt Amerika).
Në strofën e dytë të këngës, si në mandatin e dytë të Albin Kurtit, urrejtja për Amerikën merr përmasa apokaliptike.
Kënga jehon:
‘Një sorrë e tërbuar mbi degën e një mani të lagur….
çmendet nën kumbulla…
Pranë pusit – një ftua i verdhë
arra e thyer në anë të rrugës
në majë të kodrave, shtëpia e gjyshit’.
Paramilitarët e Albin Kurtit ia kanë kaluar edhe Serbisë me urrejtje për amerikanët.
Luftëtarët e Albin Kurtit kundër Amerikës thonë se shqiptarët nuk e duan Amerikën – por e duan veten.
Kryeministri Albin Kurti e ka llogaritur se kur e refuzon Asociacionin – forcohet. Disa refuzime, po, të forcojnë, por kësaj radhe – Asociacioni është problemi më i vogël i shqiptarëve.
Është problem i vjetëruar.
Nëse nuk ka shkaktuar tërmet kur është nënshkruar më 2013, si mund ta ndjejmë dridhjen – 10-të vjet pas tërmetit.
Askush nuk e ka gajlen e Asociacionit.
Kryeministri Albin Kurti i ka shkaktuar të gjitha llojet e problemeve, me të gjitha shtresat e shoqërisë, dhe mbi të gjitha e ka provokuar luftën, për ta shpëtuar veten.
Shqiptarët kanë probleme ekzistenciale.
Të pretendosh ta shfrytëzosh ‘popullin’ shqiptar si ushtri ‘duarthatë’ kundër Amerikës – është taktikë….
me qerre – pa kuaj!
Të kishte Albin Kurti ushtri dhe fuqi reale – çfarë do të ndodhte?
Veç me fjalë e ka ndërtuar një bombë me urrejtje kundër Amerikës.
Kështu siç është – kryeminisër i popullit më fukara në Evropë dhe pa ushtri…ka arritur t’ia tregojë ‘vendin’ Amerikës – përfytyroje sikur ta kishte një bombë atomike ky…
P.S. ‘Those cigarettes you smoke
Should make you choke
Cause they leave your mama broke’