Më shumë meshkuj sesa femra të prekur nga Coronavirusi në Kosovë

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Faik Hoti, ka publikuar disa të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Këto të dhëna tregojnë numrin e të prekurve në baza gjinore.

Sipas kësaj rezulton se burrat janë më shumë të prekur me Coronavirus.

53 për qind prej tyre janë meshkuj, përkundër 47 për qind femra.

Deri më tani gjithsejt janë të prekur 126 persona, nga të cilët njëri ka vdekur.

Të ngjashme