Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se edhe 108 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri, duke çuar në 1,016 numrin e viktimave në këtë vend.
Sipas zyrtarëve, tani janë 42,638 raste të infektuara me koronavirus në gjithë territorin e Kinës.
Në provincën Hubei, që është epiqendër e epidemisë, 103 njerëz kanë vdekur dhe 2,097 raste janë të prekura, ka njoftuar të martën Komisioni Shëndetësor.
Jashtë Kinës janë raportuar 319 raste me koronavirus në 24 vende.