Më shumë se 10 000 njerëz në aeroportin e Kabulit presin evakuimin

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 10.000 njerëz janë duke pritur në aeroportin e Kabulit për t’u evakuuar, tha departamenti amerikan i mbrojtjes në një konferencë shtypi të mërkurën.

Një deklaratë e tillë vjen ndërsa ndërsa evakuimet nga Afganistani vazhdojnë me shumë njerëz që dëshpërimisht përpiqen të largohen nga vendi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Evropa dhe pjesa tjetër e botës po përpiqen të përfundojnë evakuimet përpara afatit të tërheqjes nga SHBA të martën e ardhshme, 31 gusht.

Që kur filloi përpjekja më 14 gusht, afërsisht 88,000 njerëz janë larguar tashmë, përfshirë 19,000 njerëz në 24 orët e fundit, tha Pentagoni.

G7 dhe udhëheqësit evropianë janë zotuar se do të ndihmojnë vendin dhe njerëzit e tij pas marrjes nën kontroll të talebanëve, por pa një prani ushtarake perëndimore, vlerësohet se sfida është e madhe. 

Të ngjashme