Më shumë se 100 të vrarë nga një sulm terrorist në Afganistan

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 100 pjesëtarë të forcave afgane kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të kryer nga talebanët në provincën Maidan Wardak të Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes të Afganistanit ka bërë të ditur se sulmi u krye brenda një qendre ushtarake, shkruan Reuters.

Talebanët janë futur me një makinë të mbushur me eksplozivë përmes një pike e cila kontrollohet nga forcat ushtarake të Afganistanit.

Pas sulmit me eksplozivë, dy persona të armatosur janë futur brenda qendrës ushtarake dhe kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri mbi ushtarët afganë.

Të ngjashme