Më shumë se 2.1 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës

Prishtinë | 21 Mar 2022 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Mbi 2.1 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës, thanë të hënën nga pika kufitare polake.

Megjithatë, numri i njerëzve që po kalojnë kufirin po bien.

Vetëm të dielën, 33 mijë e 800 njerëz kaluan kufirin, shkroi agjencia në Tëitter, 16 për qind më pak nga e shtuna, përcjell Klankosova.tv

Deri në orën gjashtë të mëngjesit të së hënës, pesë mijë e 700 kishin kaluar, që është 17 për qind më pak nga e njëjta periudhë e së shtunës. Disa nga njerëzit që ikin tashmë janë larguar nga Polonia për në vendet e tjera të destinacionit.

Më shumë se një çerek milion njerëz (264 mijë) janë kthyer në Ukrainë nëpërmjet Polonisë që nga fillimi i luftës.

Të ngjashme