Më shumë se 2000 civilë ukrainas janë vrarë që kur Rusia filloi agresionin në Ukrainë, sipas shërbimit shtetëror të emergjencës së Ukrainës.
“Më shumë se 2000 ukrainas janë vrarë, pa i numëruar mbrojtësit tonë”, u tha në një deklaratë.
“Fëmijë, gra dhe forcat tona të mbrojtjes janë duke humbur jetët çdo orë”.
Sipas këtij shërbimi, infrastruktura, shtëpitë, spitalet dhe kopshtet e fëmijëve janë “shkatërruar” nga forcat ruse shtatë ditët e fundit.
Ukraina më herët ka konfirmuar se sot do të mbahet rundi i dytë i bisedimeve me Rusinë.