Më shumë se 7200 njerëz janë arrestuar në 43 qytetet të SHBA-ve gjatë vikendit – të premten, shtunën dhe të dielën.
Ata janë akuzuar ndër të tjera për vjedhje, zjarrvënie, dhunë dhe shkaktimin e trazirave.
Arrestimet ndodhën në protestat kundër brutalitetit të policisë ndaj personave me ngjyrë që shpërthyen në gjithë Amerikën.
Marshet dhe protestat filluan në mënyrë paqësore, por shumë prej tyre përfunduan në dhunë, zjarrvënie, vandalizëm dhe plaçkitje, transmeton Klan Kosova.
Protestuesit u konfrontuan me policinë në Washington, New York, LA, San Francisco dhe disa qytete të tjera.
Policia ka përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, derisa po përballen me akuza për përdorimin e forcës së tepërt.