Presidentja e Republikës së Kosovës në lidhje me skandalin në Slloveni, ku dyshohet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, paska thënë:
“Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës kur mohon akuza të tilla dhe natyrisht ai do të drejtojë të gjitha këto çështje në organet e drejtësisë dhe të gjithë presim organet e drejtësisë para se të konstatojmë”.
Me këtë standard të presidentes, të gjitha akuzat kundër ish-regjimit 20-vjeçar dhe ish-funksionarëve të lartë shtetërorë të Kosovës janë të pabaza dhe jolegjitime, sepse të gjithë ata i kanë mohuar akuzat ndaj tyre, si dhe askush prej tyre nuk është dënuar nga gjykatat për ato akuza.
Shpresoj që të mos ketë të njëjtin qëndrim edhe Kryeministri Kurti!
E nderuar Presidente Osmani dhe i nderuar Kryeministër Kurti:
Mos heshti, mos justifikoni, mos relativizoni, mos e përdorni ligjin si strehë! Shkarkojeni ambasadorin e Kosovës në Kroaci urgjentisht.
Morali në politikë nuk mund të reduktohet në ligj!