Me tenxhere, qytetarët protestojnë nga ballkonet kundër politikanëve të papërgjegjshëm

Prishtinë | 20 Mar 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të dytën ditë më radhë, qytetarë nga ballkonet e tyre kanë krijuar zhurma me tenxhere e gjësende të tjera në shenjë revolte me papërgjegjësinë e partive që po shkaktojnë krizë politike në kohën kur vendi dhe bota po përballen me pandeminë e Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.

Kjo revoltë e quajtur “Protestë n’ Ballkon”, e thirrur nga “Replik”, po iu pëlqen disa qytetarëve të cilët i pyeti Ekonomia Online në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës.

Kadri Berisha, qytetar i Prishtinës, tha se kjo është shenjë e revoltës ndaj klasës politike, të cilët i konsideron si të papërgjegjshëm.

“Është e qëlluar kjo formë e protestave kundër lojërave politike që po i bën elita politike në vend. Është një simbolikë me ua tërheqë vërejtjen liderëve politikë të cilët që 20 vite e kanë shkatërruar çdo gjë pozitive në jetën ekonomike dhe sociale në Kosovë. Besoj që kjo është një alarm që duhet t’ua vrasë ndërgjegjen elitës politike”, ka thënë ai

Madje, Berisha rreth të 50-tave e krahasoi këtë formë proteste me kohën kur në vitet 1990-të qytetarët protestonin në mënyrë të njëjtë, kundër udhëheqësit komunist Rrahman Morina.

“Kjo ma kujton kohën e Rrahman Morinës, atëherë kur kuzhinat serbo-sllave përgatisnin shfarosje kolektive të popullit dhe në Kosovë ishte lider tradhtar na tregonte faqen e zezë të tij dhe atë se çfarë do t’i ndodhte popullit tonë dhe ne me krisma të tilla paralajmëronin atë njëri që nuk e ka mirë. Edhe ne tani po e paralajmërojmë Isa Mustafën se nuk e ka me vend. Mjaftë më me lojëra të ndyra”, ka thënë Berisha.

Kjo mënyrë e protestës i ka pëlqyer edhe Myrteza Osmanit.

“Kjo protestë është mënyrë civilizuar, dinjitoze shumë e mirë. Po më pëlqen”, deklaroi Osmani.

Të ngjashme