ShBA-ja ka publikuar bilancin e rasteve të reja me Coronavirus në 24 orët e fundit.
Një total prej 25,502 rasteve të reja të Coronavirusit dhe 1,313 vdekje u raportuan në Shtetet e Bashkuara të dielën, sipas Universitetit Johns Hopkins, raporton Cnn.
Të paktën 1,158,041 raste dhe 67,682 vdekje tani janë regjistruar në SHBA, sipas njoftimeve të JHU.
Ndërsa shtetet fillojnë të përfshijnë “vdekjet e mundshme” në llogaritjet e tyre, kështu do të jetë edhe JHU. Në ditët e ardhshme, këto ndryshime mund të shfaqen si rritje e vdekjeve në ShBA.
Totali përfshin raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SHBA, si dhe rastet e riatdhesuar dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale.