Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, 38 persona ndalohen brenda 24 orëve

Prishtinë | 05 Gus 2019 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 5 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokurorit themelore kanë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona të ndryshëm për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe kanë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për katër (4) persona, me dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar një (1)   person, i dyshuar për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person , në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale  “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

ProkuroritëAktakuzat – personatNdalimetParaburgimet kërkesat-personatBastisjetSekuestrimet
Prokuroria Speciale/////
Prishtinë/173 – 4 //
Prizren /////
Pejë/1///
Gjilan//1 – 1  //
Gjakovë/1///
Mitrovicë/////
Ferizaj/////
Totali/194 – 5 //
  1. Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë,  dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vetëgjyqësia”, tre (3) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhunë në familje”, katër (4) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Kanosja”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja”, dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”, si dhe dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja”, një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

  1. Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit:

Në Departamentin e Përgjithshëm është ndaluar një (1)   person, i dyshuar për veprën penale ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “. 

  1. Prokuroria Themelore Gjilan:

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

  1. Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person , në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale  “ Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme