Medalja e artë olimpike për Nora Gjakovën – Rama: Bravo yll

Prishtinë | 26 Kor 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë olimpike që e fitoi sot në “Tokyo 2020”.

Rama me anë të një shkrimi në Facebook e ka konsideruar yll xhudisten, e cila shkëlqeu për t’ia siguruar Kosovës medaljen e dytë të artë pas asaj të Distria Krasniqit.

“Yll, Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Nora Gjakova ka fituar medaljen artë në kategorinë deri në 57 kilogramë, duke shkruar kështu historinë për Kosovën.

Në finale, xhudistja nga Peja ka mposhtur francezen Sarah Leoine Cysique.

Kjo është medalja e tretë në histori për Kosovën, pas fitores së Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10158915442466523

Të ngjashme