Donjeta Sadiku, boksierja nga Gollaku, është e sigurt se nuk do të kthehej pa një medalje, sikurse kolegët e saj, sidomos në fushën e xhudos, të cilët janë duke korrur suksese në arenën ndërkombëtare.
Mirëpo, Donjetës iu mohua të garojë sikurse gjithë koleget e konkurrentet e saj, sepse, edhe kësaj here, politika nënshtroi sportin.
India, vendi që po organizon Kampionatin Botëror të Boksit, nuk i njohu dokumentet e Donjetës duke ia pamundësuar kështu pjesëmarrjen, ndërkohë që Komiteti Olimpik i këtij vendi bëri çmos që Donjetës, para së gjithash, duhet njohur suksesi dhe e drejta elementare për të garuar me të gjitha kolegët e saj.
Për më tepër ndiqeni videointervistën e boksieres Donjeta Sadiku; trajnerit të saj, Besim Brahimi; dhe kryetarit të Klubit, Bekim Geci, dhënë për portalin Pista.News