Kampionia botërore e fitnesit, kosovarja Geta Beqa, ka dalë sërish triumfuese ditë më parë edhe në garën Elite Pro në Madrid, nga ku u kthye me medalje të artë.
Kampionia e fitnesit, e ftuar mbrëmë në Nd’rrimin e Natës në Klan Kosova, ka rrëfyer për sakrificat që i është dashur të bëjë për të arritur t’i mposhtë garueset e tjera në kategorinë e saj, ndërsa ka zbuluar se çmimin e fituar së fundmi, ua dedikon dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovë.
“Këtë çmim kam vendosur t’ua dedikoj të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën që ne të jetojmë të lirë. Duke filluar nga familja e madhe e komandantit Adem Jashari, familjes Haradinaj e dëshmorëve në Gjakovë. E po ashtu edhe shoqes sime Yllka Domit, që është njëra ndër të zhdukurit”, ka thënë Geta në emisionin Nd’rrimi i Natës.
https://www.instagram.com/p/BjSDzmzDmAw/?utm_source=ig_embed