Media angleze nuk kursen lëvdatat për Xhakën: Paraqitje prej kapiteni

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 10:47 | Nga Ekonomia Online

Arsenali dhe Granit Xhaka realizuan një nga paraqitjet më të mira pas një kohe të gjatë teksa gjunjëzuan Manchester Unitedin në shtëpi me fitoren 2-0.

Mediat angleze kanë shkruar me superlativa për skuadrën londineze, trajnerin Mikel Arteta dhe në veçanti për 27-vjeçarin shqiptar.

“Daily Express” e vlerësoi me notën 7 performancën e Xhakës përballë “Djajve të Kuq” madje duke e konsideruar lojën e sotme të tij si të duhurën për “një kapiten ekipi”.

Me paraqitjen e sotme ndaj Manchester United, e ardhmja e Granit Xhakës mund të marrë një drejtim të papritur nëse tekniku Arteta i beson sërish vendin në formacionin titullar.

Granit Xhaka (7): Punoi mirë së bashku me Torreiran dhe dhanë shembull në qendrën e fushës. Një paraqitje që mund të përkthehet ndryshe si lojë prej kapiteni, nëse do ta mbante shiritin/Panoramasport.al,

Të ngjashme