Mediat greke i kanë dhënë mjaft vëmendje deklaratës “bombastike” të kryeministrit Rama për nevojën e një Presidenti të përbashkët për Shqipërinë e Kosovën, duke e cilësuar si rikthim të fantazmës së vjetër të Shqipërisë së Madhe.
“Fantazma e Shqipërisë së Madhe zgjohet përsëri, për t’u bërë realitet”, ose “Edi Rama ëndërron si Erdogan; kufijtë e zemrës të bëhen një ditë realitet”, ishin disa nga frazat e përdorura në mediat greke për deklaratat e dy ditëve më parë.
Në një tjetër Tv greke do të vihej theksi tek përgjigja që deklarata e Ramës mori nga Brukseli zyrtar ditën e djeshme. Në prononcimin e ardhur nga Komisioni Europian, BE-ja dënonte deklaratën e Ramës si të papërshtatshme dhe që dëmtonte integrimin e të dyja vendeve.
“Deklarata bombë e Ramës që mori përgjigje të menjëhershme nga zëdhënësja e Komisionit të BE-së për Politiken e Jashtme, për rrezikshmërinë e lartë të ndryshimit të kufijve, mbetet ëndrra shqiptare”, do të shprehej gazetari i medias greke.
Kujtojmë se edhe në politikën shqiptare deklarata e Ramës mori në tërësi komente negative nga ana e opozitës, e cila e pa idenë e hedhur në tryezën e 10 vjetorit të Kosovës, si një tentativë për të bër më shumë shoë mediatik.