Media serbe publikon dokumente konfidenciale të “humbura” nga policia e Kosovës në veri

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

“Novosti” ka publikuar dokumente konfidenciale që sipas tyre janë humbur nga policia e Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri.

Portali serb “Novosti” ka publikuar dokumente të planit operacional të policisë së Kosovës gjatë aksionit të djeshëm në veri, përfshirë edhe listën me emra të policëve pjesëmarrës dhe disa numra të tyre të telefonit, transmeton lajmi.net.

“Novosti” shkruan se gjatë aksionit të djeshëm, pjestarët e njësitit special të policisë së Kosovës kanë humbur disa nga dokumentet e planit operacional gjatë bastisjes së një lokacioni.

Sipas burimeve të portalit serb, dokumentacioni i humbur është gjetur nga disa qytetarë serbë derisa përmban edhe fotografi dhe shënime të serbëve që kanë qenë cak i aksionit policor në Mitrovicë të veriut, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga policia e Kosovës por këta të fundit nuk janë lajmëruar lidhur me rastin.

Të ngjashme