Zyrtari rus i UNMIK-ut Mihail Krasnoscenkov, i cili është lënduar gjatë arrestimit nga Policia e Kosovës gjatë intervenimit në veri, sot rreth orës 13 është nisur për nga spitali i Mitrovicës për në Beograd.
Krasnoscenkov është në automjetin ambulant të UNMIK-ut, në përcjellje të ekipit mjekësor, automjeteve dhe personelit të kësaj organizate, shkruan gazeta serbe “Blic”.
Gazeta citon deklaratën pak më të hershme të shefit të repaqrtit të anestezisë në Qendrën klinike-spitalore në Mitrovicë, dr. Milena Cvetkovic të ketë thënë se diplomati rus për shkak të natyrës së lëndimeve “ende nuk është jashtë rrezikut për jetë dhe se do të dërgohet në një ent terciar.