Një bandë shqiptare që merret me kokainë në Britaninë e Madhe janë duke postuar fotografi online duke treguar armë, para dhe makina të shtrenjta.
Kështu nis artikullin DailyMail duke i kushtuar një shkrim një bande të rinjsh shqiptarë.
Sipas këtij mediumi ata kanë lidhje me shtëpinë e mafias në Shqipëri, e cila u lejon atyre të trafikojnë kokainë nga kartelet e drogës në Amerikën Jugore përmes rrugëve të Britanisë së Madhe
Në vend që të fshehin aktivitet e tyre të paligjshme, kjo bandë ka shpërndarë nëpër rrjetet sociale fotografi të parave dhe të armatimit.