Topi i Artë 2019 duket se do të përfundojë në duart e Cristiano Ronaldos.
Cristiano Ronaldo bëhet gati për triumfin e gjashtë të Topit të Artë.
Nga Franca vijnë gjithnjë e më fuqishëm zërat për fitoren e yllit të Juventusit ndaj mbrojtësit të Liverpoolit, Virgin van Dijk dhe golgeterit të Barcelonës, Lionel Messi.
Mediat italiane raportojnë se Ronaldo tashmë është takuar me një delegacion të “France Football” për të realizuar intervistën e fituesit, transmeton lajmi.net.
CR7 thuhet se ka fituar duelin e ngushtë me Van Dijk, i cili ishte konsideruar si favorit për ta fituar çmimin pas triumfit me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.
Por, Ronaldo thuhet se do të shpallet fitues edhe pasi tejkaloi kuotën e 700 golave në karrierë.