Portali kroat “24sata.hr” e ka konsideruar si të turpshme korin e përbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë: “Vrite serbin” gjatë ballafaqimit të skuadrave në Shkodër.
Kroacia mposhti Kosovën me rezultat 6:0 në duelin e xhiros së dytë në Grupin I të eliminatoreve për “Kampionatin botëror 2018”.
Por, mediat kroate janë të pakënaqur me diçka që ndodhi gjatë ndeshjes.
Portali “24sata.hr” e ka konsideruar si të turpshme korin e përbashkët të tifozëve të Kosovës dhe Kroacisë: “Vrite serbin” gjatë ballafaqimit të skuadrave në Shkodër.
Tifozët e Kosovës dhe ata kroatë gjatë gjithë ditës së enjte kanë qëndruar së bashku duke kënduar dhe festuar, para duelit.