“Sigurimi i Integritetit: Verifikimi i Fakteve në Sistemin e Drejtësisë në një epokë të keqinformimit mediatik”, ishte temë diskutimi në sallonin e së martës të organizuar nga Instituti D4D, raporton Ekonomia Online.
Aty u tha se mediat në përgjithësi luajnë një rol të rëndësishëm në proceset gjyqësore dhe se shpesh herë mund të ndikojnë negativisht.
Egzona Rexha-Shala, avokate ka thënë se ka raste kur gjyqtarët hezitojnë t’i lejojnë gazetarët të hyjnë në seancat gjyqësore.
“Media e luan rolin e saj dhe nganjëherë mund të ndikojë në negativisht ne proceset gjyqësore me qenë të drejta dhe me qenë të paanshme dhe me formu një precesionin publik të gabueshëm të qytetarëve lidhur me sistemin e drejtësisë. Shumë shpesh kemi pas hezitim të gjyqtarëve me fut dikën të mediave në procesin gjyqësor ose gjatë seancave, për shkak të një frike nga ana e mediave, edhe pse seancat janë publike dhe mundet me hy kush do që dëshiron”, ka thënë Shala.
Gazetarja Majlinda Jashari, ka thënë se
“Duhet të ketë një bashkëpunim më të madh ndaj mediave dhe sistemin e drejtësisë dhe ka raste që nuk lejohet qasje në dokumente dhe mund të qoj mungesë të verifikimit të fakteve”.
Hateme Haxhaj, Udhëheqëse e Zyrës për Informim dhe Komunikim me Media në Gjykatën e Mitrovicës, ka thënë se shpesh herë merr pyetje nga gazetarët që nuk është në kompetencë të saj.
“Shpesh pranoj informacione që nuk kanë të bëjnë me Gjykatën dhe kjo shkakton përshtypje të keqe pse unë nuk përgjigjem me kohë por unë nuk kam kompetenca me fol për këtë pjesë dhe kjo lind nevojën për profilizimin e gazetarëve në fusha të caktuara si për shembull në fushën e drejtësisë. Kur çështja është mediatike ne si zyre për informim mundohemi të ju prijmë informatave me burim se ku po zhvillimet ngjarja duke dërguar njoftime ose komunikata për media”, ka thënë ajo.