Associated Press (AP) ka shkruar sot për gërmimet që kanë filluar në oborrin e Universitetit të Prishtinës për një varrezë të dyshuar masive.
“Autoritetet kosovare kanë filluar gërmimet në kryeqytet të vendit, Prishtinë, për varreza të personave të zhdukur që nga lufta e vitit 1999”, shkruan AP.
“Buldozerët filluan gërmimet të mërkurën në kam-pusin e Universitetit të Prishtinës, pas dyshimeve për një varrezë masive, bazuar në raportet e dëshmitarëve” shkruan AP më tej.
AP po ashtu njofton edhe për numrin e personave ende të zhdukur nga lufta në Kosovë, që janë 1650 persona që nga përfundimi i luftës në vitin 1999.
AP citon edhe serbin Veljko Odalovic nga Komitetit Për Persona të Zhdukur i Serbisë, i cili ka thënë: “Është një vend shumë i komplikuar… prandaj dhe ka nevojë për përkushtim të plotë nga të gjithë ne në mënyrë që t’i japin një përgjigje kësaj pyetje.”