Mediat serbe e përjetojnë rëndë humbjen ndaj Shqipërisë

Albania's Ardian Ismajli celebrates after the World Cup Group K qualifying soccer match between Serbia and Albania, at the Dubocica Stadium in Leskovac, Serbia, Saturday, Oct. 11, 2025. (AP Photo/Darko Vojinovic)
Prishtinë | 11 Tet 2025 | 23:47 | Nga Ekonomia Online

Fitorja e madhe e Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë ka bërë jehonë të madhe në mediat serbe, të cilat e kanë quajtur disfatën ndaj kuqezinjve si “humbjen më të rëndë në histori”.

Me golin e vetëm në ndeshje nga Rey Manaj, ekipi i drejtuar nga Sylvinjo i dha fund shpresave të Serbisë për t’u kualifikuar në Kampionatin Botëror.

Titujt e mediave në Beograd pas ndeshjes ishin të mbushur me zhgënjim:

“Çfarë shoku në Leskovc, Shqipëria mposht Serbinë”, “Debakël i një Serbie të shkretë ndaj Shqipërisë” e “Serbia pëson një nga humbjet më të rënda në histori”.

Të ngjashme