Mediat serbe: Thaçi po mobilizon ushtrinë!

Prishtinë | 09 Shk 2017 | 15:35 | Nga

Sipas raporteve të medieve serbe, udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi ka urdhëruar për të bërë një listë të të gjithë shqiptarëve të aftë, dhe në këtë mënyrë, shumë shpejtë për të përfunduar planin e formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Ushtria e Kosovës, duhet të numërojë të paktën 5.000 trupa, të cilat do të sigurojnë trajnim nga instruktorë në bazat e NATO-s në Evropë, janë fjalët në fillim të një teksti të publikuar sot në shumicën e medieve serbe.

Madje, ato nuk janë ndalur me kaq. Më tej kanë publikuar edhe “planin e Thaçit”, gjegjësisht “detajet e planit të luftës Hashim Thaçit”:

Më poshtë ua sjellim “planin e Hashim Thaçit”, sipas medieve serbe:

Fillimisht mobilizimi

Thaçi dhe Mustafa urdhëruan rekrutimin e njerëzve të moshës ushtarake, me qëllim që të dinë se sa ka të tillë. Hapi tjetër është mobilizimi.

Megjithatë, shtylla kryesore e ushtrisë së tyre duhet të përbëhet nga anëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ish-luftëtarëve të UÇK-së, apo terroristëve të cilët luftuan në anën e Shtetit Islamik.

Ata duhet të transformohen në ushtri – ka zbuluar burimi në fjalë, duke shtuar:

Plani i Thaçit nënkupton që Prishtina, nga vendet e NATO-s të marrë artileri dhe armë.

Edukimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore, të cilat duhet të kenë rreth 5,000 njerëz, do të merren përsipër nga NATO. Rreth 1,000 të instruktorë të tyre, në disa nga bazat e tyre ushtarake në Evropë do të trajnojë ushtarët e ardhshëm.

E analisti Dragomir Angjelkoviq, sipas medieve serbe, ka thënë se “urdhrat e Thaçit” janë hapi i parë drejt formimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Ata duan të përfitojnë nga situata, ndërsa administrata e re amerikane ende nuk e ka ndryshuar kursin e saj. Ky është një presion mbi Serbinë për shkak se ata duan që ne të mendojmë se ata janë të gatshëm për të luftuar. Megjithatë, ata janë të dobët për ne. Shqiptarët e Kosovës dhe ushtria shqiptare janë mët të dobët se një Brigadë tokësore e Serbisë”, ka thënë Angjelkoviq.

Megjithatë thekson se Serbia duhet të jetë e përgatitur dhe duhet marrë të gjitha këto seriozisht.

“Serbia nuk duhet të reagoj në panik, por me qetësi, por duhet të jetë e gatshme për të vepruar në qoftë se shqiptarët tentojnë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës”, ka thënë më tej Angjelkoviq, përfundojnë mediat serbe.

Të ngjashme