Televizioni shtetëror dhe agjencia shtetërore SANA thanë se ekipi nga kjo organizatë kanë hyrë në Duma sot.
Këto njoftime vijnë pas akuzave nga qeveritë Perëndimore drejtuar Sirisë dhe Rusisë, për ndalimin e qasjes në vendin ku ka ndodhur sulmi i dyshuar kimik, që ka rritur tensionet mes tyre.
Më 16 prill, inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike thanë se ende nuk u është dhënë leja për të hyrë në Duma.
Ndërkaq, kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi sot se Moska mban përgjegjësi të përbashkët me Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad për këtë sulm, por ajo tha se planifikon që të mbajë të hapur kanalet e komunikimit me presidentin rus, Valdimir Putin.
Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Franca më 14 prill kryen sulme ajrore në Siri, në kundërpërgjigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në Duma, ku u vranë dhjetëra persona.