Lajmi për kurdisje të ndeshjeve të futbollit në kampionatin e Kosovës tashmë është përhapur në shumë media të francës, përfshirë edhe ato ndër më të mëdhatë si “Le Parisien” dhe “Le Figaro”.
Ato po raportojnë për një skandal kurdisjesh në futbollin kosovar, në favor të bastoreve.
Për ndeshjet e kurdisura janë vënë baste si në Kosovë ashtu edhe në Francë, ka njoftuar institucioni hetues francez, Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal i Nancyt.
Ky institucion ka lëshuar edhe deklaratë. Raportohet se 9 persona janë arrestuar nga aitoritetet franceze ndërsa për 4 nga ta tashmë janë ngritur edhe aktakuza.
Kjo vlerësohet goditje e madhe për futbollin kosovar, ku qe shumë vjet ka pasur dyshime të shumta e të forta për kurdisje, por qe nuk janë dënur thuajse fare.
Autoritetet franceze kanë hetuar për gati një vit, ndërsa kurdisjet janë të lidhura me një klub të Superligës së Kosovës. Madje francezët pretendojnë se kurdisjet janë të konfirmuara, bazuar në analizën e koeficientëve dhe video-incizimeve të disa ndeshjeve.
Ka të përfshirë nga Franca dhe Kosova në këtë skndal, ndërsa shuma e fituar është 360 mijë euro. Thuhet se një klub është autor i katër ndeshjeve të trukuara me katër kundërshtarë të ndryshëm.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), megjithëse drejtuesit e saj janë kontaktuar nga mediet kosovare.