Për shkak se po e kanë guximin ta kritikojnë Qeverinë sot, por edhe pushtetarët aktualë në përgjithësi, jo pak media po bëhen viktimat e para të arrogancës së Qeverisë, e cila është e bindur se askush përveç saj nuk mund të ketë të drejtë e ta ketë mirë më shumë se ajo.
Kur mendon se vetëm ti ke të drejtë dhe të tjerët janë me shumë faj për ta pasur mirë, ja ke hapur dyert budallakisë e cila pastaj prodhon arrogancë në mendësi e për rrjedhojë edhe linçim në veprim.
Kështu kjo Qeveri është bërë parking komod e i preferuar i militantëve me zellin që ta çon gërdinë e që bashkë me naftë aty furnizohen edhe me ide korruptive për ta mbajtur gjallë frymën populiste.
Viktimë e parë e kësaj ideje korruptive bëhen mediat, gazetarët, fjala e lirë.
Kjo mirë që nuk po kalon pa u hetuar nga BE-ja, por më vonë do të na kushtoj shumë.