Mediet raportuan se ministrja e Financave është shkarkuar, ajo i quan “thashetheme vere”

| 26 Kor 2023 | 18:32 | Nga

Ministrja e Financave e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, e ka mohuar lajmin se është shkarkuar nga posti i saj ministror.

Para nisjes së Asamblesë së PS, Ibrahimaj tha shkurt për gazetarët se lajmi për shkarkimin e saj është në kuadër të thashetheme të verës.

Ajo u shpreh se nuk është shkarkuar dhe as ka dhënë dorëheqjen.

“Është në kuadër të thashetheme të verës, nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar”, tha ministrja e Financave.

Kujtojmë që më herët u raportua se ministrja Ibrahimaj është shkarkuar nga posti i Ministres së Ekonomisë dhe Financave.

Të ngjashme